- Makroekonomi -
Makroekonomia I
I. Një vështrim i përgjithshëm mbi makroekonominë
I. 1 Makroekonomia si degë e ekonomiksit
Ekonomiksi përbëhet nga dy degë kryesore:
- Mikroekonomia dhe Makroekonomia
Mikroekonomia studion ekonominë në nivel të ndërmarrjes,
pra mikroekonomia studion sjelljen e agjentëve individualë ekonomikë.
Makroekonomia merret me studimin e ekonomisë në tërësi, të agregateve ekonomikë siç janë: produkti i përgjithshëm, punëzenia, inflacioni, bilanci i pagesave, etj.
Kemi dy shkolla me pikëpamje te ndryshme lidhur me makroekonominë:
Shkolla klasike (neoklasike) dhe
- Shkolla kejnsiane (neokejnsiane)
Sipas klasikeve ekonomia çdo herë është në punëzënie të plotë, pra ekziston shfrytëzim i plotë i kapaciteteve dhe se ekonomia çdo herë është në ekuilibër. Klasiket ishin kundër ndërhyrjes së shtetit në ekonomi. Sipas tyre gjendjet e disekuilibrit ose mospërdorimit të plotë të kapaciteteve kalohen shumë shpejt përmes mekanizmave përshtatës të tregut.
Kejnsianet kishin pikëpamje të kundërta me klasiket, pra ishin për ndërhyrjen e shtetit në ekonomi pastaj ata argumentonin se ekonomia mundë të jetë
në ekuilibër edhe në kushtet e mospërdorimit masiv të burimeve
loading...