HTML Comment Box is loading comments...
--> Ekonomia <--
Ekonomia - Ky term rrjedh nga greqishtja e vjetër nga fjala οἶκος [oikos], dhe do të thotë "shtëpi, tempull, kamp, hallë" dhe fjala νόμος [nomos], që do të thotë zakon, rregull, konventë që fjalë për fjalë don të thotë "rregull shtëpiak."
Ekonomia është një shkencë shoqërore që merret me studimin e prodhimit, shpërndarjes dhe konsumit të të mirave dhe shërbimeve.
Ndryshe, ekonomia njihet si shkencë e cila studion të gjitha marrëdhëniet që zhvillohen gjatë një procesi ekonomik, qofshin ato mes qenieve njerëzore, qenieve njerëzore dhe mjeteve të prodhimit apo qenieve njerëzore dhe politikave të prodhimit.
Përkufizimi i i mësipërm është një nga shumë definicionet e formuluara nga ana e ekonomistëve eminentë botërorë. Tërësia e marrëdhënieve në prodhim që i përgjigjet një shkalle të caktuar të zhvillimit të forcave prodhuese në një rend shoqëror.
Një përcaktim ekonomik nga një përcaktim tjetër ndyshon në varësi të periudhës se kur është bërë apo edhe nga studiuesi (sipas qasjeve) që ka bërë atë përcaktim.
Ekonomia është një fushe studimore dinamike, e cila gjithnjë e më shumë zgjerohet kështu rrethi i përfshirshmërisë sa shkon e rritet. Në këtë kontekst, për studim më të lehtë dhe më të detajuar ekonomia ndahet në pjesë. Ndarja e ekonomisë si tërësi mund të bëhet duke u marr parasysh këndvështrimin nga i cili bëhet piknisja për ndaje.
loading...